Rakiq do ta mohojë se u rrahë nga frika prej Radoiçiqit

 

 

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është rrahur brutalisht të shtunën në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Sot pritet të paraqitet në polici.

Rasti po tentohet të fshihet nga Policia e Kosovës.

Siç ka mësuar Insajderi, Rakiq pritet të mohojë së është rrahur për shkak të frikës nga krye-terroristi Milan Radoiçiq.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësorë në spital, por rasti po tentohet të fshihet në të gjitha institucionet gjegjëse.

Kush e rrahu Rakiqin?

Personi që e rrahu është Goran Vuçetiq.

I njëjti siç ka mësuar Insajderi pritet të deklarohet sot në Polici, më saktë që nuk do ta pranojë fajësinë.

“Sot do ta jap deklaratën personi që e rrahu Goran Rakiqi. Ai nuk ka me pranu që e ka kryer sulmin”, i tha ky burim Insajderit.

Theksojmë se Goran Vuçetiq është vëllai i Vladimir Vuçetiq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Autoritetet kosovare patën siguruar informacione për Vladimir Vuçetiqin. Ai është pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Policia ka gjetur prova në vendin e krimit, që dëshmojnë përfshirjen në sulm.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërndarja e parave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d