Tërë qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike që nga ora 12:00. Qytetraë të shumtë mitrovicas kanë raportuar në redaksinë e Insajderit se energjia elektrike u ndërpre pa paralajmërim në tërë qendrën e qytetit.
Në njoftimin e djeshëm të KEDS u tha që rryma do ndërpritet për shkak të punimeve nga pala e tretë, por, nuk u njoftua se rryma do ndalet në tërë qytetin.
Njoftimi i plotë:
Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Ibër-Lepenci (kodi: 70000012) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Vendet: rruga te Shkolla Migjeni, një pjesë e rr. Hoxhë Hasan Tahsini, një pjesë e rr. Elmaz Peci, një pjesë e rr. Ulqini, Zhabari dhe një pjesë e Shipolit.
Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV, sipas zgjidhjes teknike.