Një person në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka shkuar në një punëtori ku aty ka goditur me veturë dy punëtorët, shkruan Prishtina Sot.
E gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje të një pagese.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Prishtinë,06.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shkuar te punëtoria e dy viktimave meshkuj kosovar dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese i kishte goditur me veturë viktimat dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./Reporteri.net/