Qytetari në Rahovec gjen 10 mijë euro, i dorëzohen në polici

 

 

Një qytetar në komunën e Rahovecit ka gjetur dhjetë mijë euro, dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici, shkruan Prishtina Sot

Policia veçse ishte duke trajtuar ankesën e qytetarit për humbjen e parave, kur qytetari lajmërohet në stacion për gjetjen e parave.

Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

Komunikata:

Një qytetar ka gjetur një shumë parash dhe ka njoftuar policinë, paratë e gjetura i janë kthyer pronarit

Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar.

Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d