Është kërcënuar një gjyqtar në Komunën e Skenderajt. Në raportin e policisë thuhet se një qytetar e ka kanosur pas përfundimit të seancës.
I dyshuari është ndaluar dhe është dërguar për mbajtje në burgun e Dubravës, shkruan Insajderi.
“Skenderaj 16.07.2024 – 14:22. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në përfundim të seancës gjyqësore ka kanosur gjyqtarin, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës”, njofton policia.