Qytetari e gjen çantën me 7 mijë e 500 euro, e dorëzon në polici

Sot rreth orës 08:10, në Nënstacionin Policor në Pozheran, një qytetar ka dorëzuar një çantë të cilën e kishte gjetur.

Sipas njoftimit të policisë, në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 7 mijë e 500 euro.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë”, thuhet në njoftim.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d