Qeveria ndan nga 100 euro për të gjithë fëmijët

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të kabintetit qeveritar ka bërë me dije se Qeveria ka marrë vendim që të ndahen nga 100 euro për të gjithë fëmijët në vend, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Kurti ka bërë të ditur se sivjet Qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.

“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”.

“Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d