Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë të premten, ndër të tjerash është miratuar edhe draft-strategjia shtetërore kundër drogave.
Në një konferencë për media, Dobra ka thënë se synojnë uljen e prezencës së drogës në Kosovë.
“Pas një pune intensive, Qeveria ka miratuar strategjinë kundër drogave dhe planeve të veprimit. Kjo strategji është në përputhje të plotë me programin e Qeverisë, rrit sigurinë publike, përmirëson sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Elaboron problemet me të cilat shoqëria ballafaqohet me prezencën e drogës, dëmet dhe fuqizimin e përgjithshme të kapaciteteve dhe luftimin e dukurisë së drogës duke vazhduar në luftimin e këtij fenomeni e duke përfshirë edhe pjesën veriore të vendit”, ka thënë Dobra.
“Vizioni i kësaj strategjia është ulja dhe prezenca e drogës në Kosovë për të krijuar një shoqëri aktive. Objektivi i parë është zvogëlimi i kërkesës me drogë, ulja e prezencës dhe fuqizimi i bashkimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtarë. Në plan të veprimit përfshihen aktivitete të veçanta, ka 161 aktivitete, risocializimin e personave që përfshihen me drogë, krijimi i sistemit dhe shkëmbimit të informacioneve me institucionet dhe bashkëpunimi me shtetet tjera”.
Dobra ka folur edhe për miratimin e draft të propozimit për ndalimin e Tik Tok në institucione publike. Dobra deklaroi se përmes ndalimit të funksionalizimit të tik-tokit po synohet parandalimi i sulmeve kibernetike.
“Në të gjitha rrjetet që janë në pronësi të institucioneve publike, bazuar në vendimin obligohen pronarët që administrojnë të kufizojnë. Zyrtarët publik të largojnë aplikacionin Tik Tok dhe filet e tij. Të mbrojnë sigurinë e vendit që mund të përdoren kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, ndalimi i Tik Tokut në pajisje shtetërore, zyrtare ndalohet përdorimi edhe në rrjete tjera shtetërore”, u shpreh Dobra.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, foli për udhëzimi administrativ për kadastrën. Ai tregoi se cilat kategori lirohen nga kjo tarifë.
“Është aprovuar udhëzimi administrativ për kadastrën. Qëllimi është të veprojë ndaj agjencisë zyrtare dhe procedurave të kërkesës kadastrale. Unifikimin e tarifave për të gjitha shërbimet, tarifat reflektojnë koston dhe kohën e shërbimeve kadastrale të gjitha produktet ofrohen në mënyrë digjitale. Të gjithë studentët kosovarë dhe ata që vijnë nga diaspora, nënat ushqyese, personat me asistencë sociale, të mbijetuarit e dhunës seksuale lirohen nga tarifa”, u shpreh ai.