Qeveria mbështet investimet për energji të ripërtëritshme, Kurti: Ndriçimin e diellit ta kthejmë në energji të pastër

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njihet se përdor gjuhë figurative e dykuptimshme, për të përçuar mesazhe te përkrahësit e tij.

Kështu bëri edhe sot gjatë lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtritshme.

Kurti i cili erdhi në pushtet pikërisht në muajin shkurt, para tri vitesh, tha se në shkurt 2024 edhe dielli po rrezaton më ngrohtë, ndoshta duke aluduar se qeverisja e tij po bën “mrekulli”.

“Në muajin shkurt të 2024-ës duket që dielli po rrezaton më ngrohtë e tash përveç se do ta shfrytëzojmë ndriçimin e tij dhe atmosferën e ndejës sonë, energjinë le ta kthejmë në energji të pastër për shtëpitë tona e bizneset tona”, deklaroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d