Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje online në të cilën ka marrë tri vendime. Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës, autorizimin për nënshkrim të marrëveshjes së kredisë me BERZH-in.
“Është aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Gjithashtu thuhet se janë rialokuar 320,428.00€ për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit ‘Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme’.
“Është miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës”, thuhet në njoftim./Prishtina Sot/