Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet ka shqyrtuar propozim-vendimin për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social “TikTok” në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Me asnjë votë kundër, ky vendim u miratua.
Propozimi për ndalimin e rrjetit social TikTok ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“…me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike, MPB i rekomandon Qeverisë të ndalojë instalimin, përdorimin dhe shërbimet e tij në të gjitha rrjetet shtetërore. Obligojmë institucionet publike që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike dhe po ashtu zyrtarët janë të obliguar ta largojnë aplikacionin TikTok nga pajisjet zyrtare” – tha zv/ministri i MPB-së ndër të tjera para se të hidhej propozimi në votim.