Qëndrimet ‘edhe/edhe’ të Osmanit për Urën e Ibrit, tash flet për plan zbatimi të koordinuar

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe në çështjen e radhës së Urës së Ibrit të ngritur rishtas nga qeveria kosovare si “çështje e mbyllur, vendim të marrë” e ka gjetur veten në pozicione të pamundshme: mes afirmimit të pozicionit amerikan dhe të NATO-s dhe asaj të moskundërvënies ndaj qeverisë në kursin e tyre mospërfillës ndaj hisedarëve ndërkombëtarë në sigurinë e vendit.

A është në interes të Kosovës të shohim konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarit amerikan?”, e ngriti ajo pyetjen në tonet më alarmante pasi qe informuar me shkrim për rreziqet që ShBA ka artikuluar se i kanosen ushtarëve të KFOR-it me rastin e hapjes së Urës së Ibrit, që, sipas Jeffrey Hovenier, “qeveria në planin e saj nuk e ka marrë parasysh”.

Këto shqetësime, megjithatë, Osmani nuk i ka ngritur në ndonjë konferencë të jashtëzakonshme për media apo pas ndonjë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do t’i përshtateshin përmbajtjes alarmante të tyre, por gjatë një vizite në Komunën e Vitisë.

Dy intervista dha kohëve të fundit për Radion Evropa e Lirë: një në shërbimin në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze.

Edhe aty: as/as – edhe/edhe.

Jemi tetë vite me vonesë në hapjen e Urës së Ibrit”, i qëndronte refrenit qeveritar, por ama hapja e saj “duhet të bëhet në koordinim të plotë me aleatët”.

Osmani shprehej aty se nuk do të kishte kuptim që Prishtina të ndërmerrte hapin e hapjen Urës së Ibrit pa u siguruar që partnerët e saj të sigurisë të ishin të një mendje për kursin, sepse “do të kthente rezultatin e kundërt” dhe “kjo nuk është në interes të Kosovës”.

Për më tepër, tregoi ajo, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka folur për hapjen e urës “rreth një muaj më parë dhe janë pajtuar” që duhet të ketë një koordinim me praninë e NATO-s në Kosovë, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë “partneri ynë kryesor i sigurisë”.

Ditëve të fundit Osmani, e cila ndryshe nga Kurti mirëmban raporte komunikimi me ShBA-në dhe QUINT-in, sërish i qëndroi çështjes së Urës së Ibrit, hapja e të cilës për automjete duhet të bëhet në sinkron me mbështetjen e aleatëve të sigurisë; për çka Kurti në anën tjetër beson se “kurrë më shumë nuk ka pasur koordinim dhe konsultim”.

Në takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, Osmani, sipas kumtesës së presidencës “ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”.

Njëjtë thuajse e frazoi edhe në takimin me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d