Qalaj: Duhet të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje, jemi në një situatë të rëndë si pasojë e keqqeverisjes aktuale

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë mjaft të rëndë në shumë aspekte për shkak të keqqeverisjes aktuale.

“Mendoj që zgjedhjet e reja janë procesi me i domosdoshëm për këtë vend duke parë gjithmonë këtë qeverisje mënyrën e keqe të qeverisjes së këtij vendi dhe një situatë mjaftë e rëndë, qoftë ekonomike, qoftë në aspektet tjera të këtij vendi. Prandaj mendoj që sa më shpejt që është e mundur ne duhet të shkojmë zgjedhje dhe sovrani të vendos kush do ta udhëheq Kosovën vitet e ardhshme”, tha Qalaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d