Punëtorja e bankës në Podujevë dorëzon afro 15 mijë euro në polici, krejt dyshe të falsifikuara

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare e bankës ka dërguar në stacion policor 7380 monedha në vlerë prej dy eurosh, që dyshohet të jenë falso.

Një gjë e tillë u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, shumat dyshohet të jenë deponuar nga klientë të ndryshëm në periudhë prej pesë vitesh.

“Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë  13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar, sipas policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d