Punëtori dhe shefi rrahen mes vete në Gjakovë, përfundojnë të dy në pranga të Policisë

 

 

Konfliktet në vendet e punës janë incidente goxha të shpeshta që ndodhin në biznese të ndryshme në Kosovë. Mosmarrëveshjet në vendet e punës shpesh eskalojnë edhe në kanosje e përleshje dhe për pasojë përfundojnë si raste në Polici.

Kështu po dyshohet se ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.Gazeta mëson se dy persona janë përfshirë në përleshje, pas një mosmarrëveshje që plasi mes tyre. Në bazë të informacioneve të para, punëtori është rrahur me shefin, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri – tjetrit.

Pasi Policia është vënë në dijeni, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d