Qeveria e Kosovës ka bërë tashmë publike logon me të cilën pritet të shënohet përvjetori i 16-të i pavarësisë së shtetit.
“Kosovë, ne të dalim zot!”, mbishkruhet në logon e pavarësisë, të cilën qeveria e ka shpërndarë në faqen zyrtare në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Insajderi.
Qeveria ka ndarë edhe agjendën për 17 shkurt, ku pritet të ngrihet flamuri i Kosovës fillimisht, homazhe tek ish-presidenti Ibrahim Rugova, tek komandanti legjendar Adem Jashari.
Po ashtu, nga ora 12:00 do të mbahet një seancë solemne në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Qeveria ka ndarë agjendën edhe për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së (5,6 dhe 7 mars) dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës (12 qershor). /Insajderi.org