Publikohet fotoja e arkivolit të hapur të Navalnyt, mijëra njerëz e presin në rrugë

 

 

Fondacioni i Alexei Navalnyt ka publikuar një foto nga ceremonia e lamtumirës së liderit të ndjerë të opozitës ruse.

Vajtuesit mblidhen rreth trupit të tij, i cili shihet i shtrirë në një arkivol të hapur të mbuluar me lule, i rrethuar nga qirinj.Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën e Moskës (11:00 GMT).

Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye në orën 16:00.

Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.E gjithë rruga mes kishës dhe varrezave është bllokuar me barrikada nga policia.

Qindra oficerë policie janë vendosur në çati pasi autoritetet ruse kanë frikë se funerali mund të shndërrohet në një demonstratë të madhe antiqeveritare.

Aleatët e Navalny kanë thënë se ceremonia do të jetë e hapur për publikun, pavarësisht presionit nga autoritetet për një funeral privat.

Më herët bashkëpunëtorët e tij kishin deklaruar se nuk mund të gjejnë makina për të çuar trupin në kishë.

Navalny ka vdekur në burgjet ruse, i cili ka qenë i torturuar në format më çnjerëzore nga regjimi i Putinit i cili ka qenë një kritik i madh i presidentit rus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d