Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur, transmeton gazeta Prishtina Sot
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj raportohet se është bashkëshorti i viktimës.
Media ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu.
Deklarata e plotë e Policisë:
Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.
Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.