Publikohen pamjet brutale të dhunës së Radoiçiq, grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

 

 

Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, mësohet se ka filluar të zbatojë një fushatë të egër dhune ndaj serbëve që i dalin kundër politikave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Një ngjarje e tillë, tashmë e dokumentuar, ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit.

Ky vend, sipas burimeve të RTK-së nga institucionet e larta të sigurisë, është kthyer në një vend torture për serbët nga Kosova që nuk veprojnë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të Vuçiqit.

Radojçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOl për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d