Provokojnë dy të rinj të veshur me uniformë të ushtrisë ruse , shqyejnë flamurin e Kosovës dhe atë Ukrainas

 

 

Dy të rinj të veshur me uniformën e ushtrisë ruse kanë bërë një provokim të rëndë.

Të dytë njëri me flamurin e Ukrainës në duar, kurse tjetri me atë të Kosovës, kanë realizuar një video duke shqyer të dy flamurët. Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj u shoqërua edhe me një deklaratë të shkurtër të tyre.

Derisa kryenin aktin poshtërues, i riu që pretendohet të jetë ushtar, e ndau në mes flamurin ukrainas tha se Krimea është e Rusisë.

Ushtari tjetër vazhdoi me veprimin e njëjtë. Në gjuhën serbe tha se Kosova është e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d