Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, mbetet pezull ngritja e aktakuzës

 

 

Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për ekspertizë.

Një prej shkaqeve që Prokuroria Speciale e Kosovës, ende nuk ka përfunduar aktakuzën, është edhe dërgimi jashtë vendit i një numri të konsiderueshëm të provave për ekspertiza që nuk kryhen në vendin tonë.

Për këtë, siç ka mësuar Dukagjini, mes provave ku përfshihen edhe disa prej armëve që ishin gjetur në vendin e ngjarjes, ato janë dërguar në shtete si SHBA e Gjermania, por edhe në rajon, në shtete si Maqedonia e Veriut.

Për vonesat në ngritjen e aktakuzës, në veçanti pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin nga ish-kryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në adresë të Prokurorisë Speciale vazhdimisht kanë shkuar kritika nga ana e ekzekutivit.

Përndryshe, laboratori i toksikologjisë në Institutit e Mjekësisë Ligjore, është jashtë funksionit që nga dhjetori i vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d