“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

 

 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar për serbin i cili u arrestua sot në veri.

Ai në RTV Dukagjini, tha se ai ka pasur identitet të dyfishtë një me dokumente të Kosovës dhe një me të Serbisë.

“Mund ta konfirmoj që ka pasur identitet të dyfishtë së paku, njëra me dokument të Serbisë dhe njëra nga Kosova. Provat mund të na dërgojnë diku tjetër, njëherë s’mund të lëshohemi në deklarata”, tha ai.

Sipas tij është e rëndësishme të kuptohet se si e ka marrë identitetin e dytë.

“Kudo që hetimet na dërgojnë shkojmë, është me rëndësi si e ka marrë identitetin e dytë, ka mundësi për vjedhje të identitetit… ka mundësi që për legalizim të përmbajtës së rreme”, u shpreh Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d