Protestojnë serbët në Zubin Potok, kërkojnë hetime nga Policia për dëmtimin e objekteve fetare

 

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, tashmë ka filluar protesta e serbëve në Zubin Potok. Ata janë mbledhur para stacionit policor në Komunën e Zubin Potokut, për të kërkuar “të drejtat e tyre fetare ortodokse serbe”.

Protestuesit kanë pretenduar se janë dëmtuar objektet fetare, me ç’rast kanë kërkuar hetime nga Policia.

Sipas tyre, këto dëmtime janë shkaktuar nga plumbat.

Protestuesit janë parë duke ecur në drejtim të Kishës që gjendet atje, në shenjë pakënaqësie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d