Protesta në Bujanoc, Bislimi: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës legjitime dhe të drejta

 

 

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas protestës së qytetarëve të Luginës, të cilët janë mbledhur sot në sheshin e Bujanocit kundër politikave shtypëse të Beogradit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bislimi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cenon të drejtat e tyre themelore.

Sipas tij, kërkesat e tyre për “respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore” janë plotësisht legjitime dhe të drejta.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet bashkëkombasit tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe të kërkojë përkrahje për t’i dhënë fund diskriminimit të padrejtë.

Zgjidhja e këtyre çështjeve është dëshmi edhe për përkushtimin ndaj demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e cila mungon nga fqinji ynë verior, që në vazhdimësi shkel të drejtat e komunitetit shqiptar”, shkroi mes tjerash Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d