Policia e Kosovës ka raportuar se në Fushë Kosovë, një person ka lajmëruar policinë, pasi afër shtëpisë së tij, ka arritur ta zë në flagrancë hajnin që kishte vjedhur në shtëpinë e tij.
Në raport thuhet se i dyshuari kishe vjedhur në shtëpinë e viktimës një sasi ari, në vlerë rreth 4 mijë euro, të cilat gjatë ikjes i kishte hedhur në tokë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, kurse malli i vjedhur i është kthyer pronarit./Prishtina Sot/