Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Kobrës, dyshohet për vrasje

 

 

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë të pandehurve me inicialet D.H., R.S., A.V., B.M dhe J.B.

D.H – Dibran Hoxha  ‘akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së’, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Përpos Dibran Hoxhës, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë edhe për të pandehurit R.S dhe B.M. Që të dy akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Dibran Hoxha akuzohet se më 3 janar të vitit të kaluar në lokalin “Kobra City”, si pasojë e përdorit të armëve të zjarrit ka lënë të vdekur një të ri nga Kukësi, ndërkaq si pasojë e incidentit ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d