Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë personave për vepra që ndërlidhen me korrupsionin

 

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtatë personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.

Në njoftimin e Prokurorisë janë dhënë detaje për secilin nga të akuzuarit dhe veprat me të cilat ngarkohen.

“Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale  Përvetësimi në Detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31  të KPRK-së nr.04/L-082  dhe Keqpërdorim dhe mashtrim  në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31  të KPRK-së  dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë  kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së. 

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d