Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar mediat lidhur me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Sipas njoftimit, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
“E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.” – kanë bërë të ditur shkurt.