Prokuroria reagon pas raportimeve për rihapjen e grupit “Albkings”

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me reagim pasi mbrëmë u raportua në media se është hapur përsëri grupi “Albkings”.

Në njoftim thuhet se grupi nuk është rihapur, duke demantuar lajmet që po qarkullojnë.

“Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, iu sigurojmë se në çdo kohë jemi në monitorim të kësaj çështjeje dhe në qoftë se ka tendencë të hapjes së këtij grupi apo çfarëdo grupi tjetër të ngjashëm, prokuroria në koordinim me policinë do t’i ndërmerre masat e nevojshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d