Prokuroria në Tiranë ka hetimet për “dhunë në familje” pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos si provë materiale.
Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024 është referuar materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.
Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, bëhet me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.
Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.
Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse, shkruan TopChannel,