Pas kërkesës urgjente të familjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra në mënyrë mizore më 29 nëntor në Prishtinë, ndaj Prokurorisë, vëllai i saj, Leonardi, ka njoftuar se sot kanë zhvilluar takim, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se janë informuar rreth rastit të vrasjes së Liridonës dhe kanë marrë siguri që hetimet janë duke shkuar mirë.Leonardi po ashtu njoftoi se janë dakorduar që takimet e tilla të vazhdojnë, duke shpresuar që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.
Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.
Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.
U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.