Një ngjarje tragjike ka tronditur të dielën Prishtinën, ku një Auron Myftari u ther për vdekje nga vëllai i tij, Gent Myftari.
Lidhur me këtë rast, Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Megjithatë, Prokuroria ka thënë se motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por sipas Themelores të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen.
“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia. Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person. Motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Sipas kësaj komunikate, brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast.