“Prokuror, mjaft kemi pritur” – Ish-diplomati kosovar kërkon drejtësi për vdekjen e vëllait të tij

 

 

Sot janë bërë 7 vjet që kur ish-diplomatit, Sylë Ukshini i ka vdekur vëllai në aksident trafiku. Edhe sot, 7 vite pas vdekjes së tij, ai po kërkon drejtësi. Po kërkon nga prokuroria t’i bëjë të ditura rrethanat e këtij aksidenti.

“Prokuror, mjaft kemi pritur”, shkruan ai mes tjerash në Facebook, teksa kërkon që personi, Xhevat Krasniqi që sipas tij shkaktoi aksidentin të dalë para drejtësisë.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

7 vjet pa ty!
7 vjet pa ty VËLLAU ynë i dashur! Vdekja të rrëmbeu në moshë të re dhe ne jemi krenar përgjithmonë për vlerat tuaja njerëzore.
Ike në heshtje në një të aksidentin fatal…
Sa më shumë vite pa aty aq më shumë e ndjejmë mungesën e pranisë tënde, ndjejme boshllëkun kudo dhe kahdo …. Dhoma e derës tënde rri hapur hapur, e pret kthimin tëndë….sepse ishe larguar për t’u kthyer vëlla i dashur!
Do ta kujtojmë urtësinë tënde të veçantë, buzëqeshja jote engjëllore, e cila të shoqëroi deri në fund edhe në natën fatale…
Do të jesh përgjithmonë në zemrën tonë🙏🙏
Thirrje për Prokurorin!: Edhe pas 7 vitesh familja jonë pret drejtësi për vdekjen tënde fatale në këtë natë dhjetori!
Edje 7 vjet pas ikjes tënde ne presim prokurorin e rastit të na sqaroj rrethanat e vdekjes tende ne naten e 25 dhejtorit . Ne edhe 7 vjet me vonë presim që autori i aksidentit Xhevat Krasniqi të dalë para drejtësisë!
Prokuror, mjaft kemi pritur apo z. Prokuror!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d