Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë pasditës nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët në zonat malore në veriperëndim të vendit.
Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-53 km/, sipas Meteo Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.