Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në lagjen Tophane në Prishtinë, ku një polic është goditur me veturë nga një person, i cili nuk zbatoi urdhrat e Policisë për t’u ndalur.
Gazeta mëson se derisa policia po patrullonte, i ka dhënë shenjë të dyshuarit që ta ndalej për kontroll, por i njëjti i ka shpërfillur urdhrat dhe ka ikur në një drejtim të panjohur me veturën e tipit ‘Golf’.
Kjo ka bërë që Policia të vihet në ndjekje të tij, por nuk kanë arritur ta kapin.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtare” dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për identifikimin e të dyshuarit.