Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se djali i tij e ka ofenduar dhe ka tentuar që ta godasë me shufër metalike.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 15.07.2024 – 02:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij e ka ofenduar dhe ka tentuar që ta godasë me shufër metalike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.