Prishtinë: 32-vjeçarja e denoncon ish të dashurin në Polici, zbulon pamjet e dhunës që ka përjetuar

 

 

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga partnerët e tyre. Një rast i tillë është denoncuar dje nga një 32-vjeçare në Prishtinë.

Gazeta ka mësuar se viktima e ka raportuar ish të dashurin e saj për dhunën që ia ka shkaktuar gjatë kohës sa kanë qenë bashkë.

Sipas informacioneve të para, viktima ka deponuar pamje të dhunës që ka përjetuar për të dëshmuar se ka qenë viktimë e burrit me të cilin ishte në lidhje dashurie.

Si rezultat i raportimit, njësitet policore janë aktivizuar, por akoma nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe pasi të kapet i dyshuari të ndërmerren veprimet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d