Prishtina nuk gjen qetësi: Sërish të shtëna me armë zjarri, arrestohen tre persona

 

 

Disa ditë pas të shtënave me armë zjarri që trazuan Bregun e Diellit në kryeqytet, mbrëmë ka pasur sërish gjuajtje me armë. Policia është aktivizuar dhe ka arritur t’i arrestojë tre persona.

Tre të dyshuarit janë kapur në një veturë, ku u gjet një armë zjarri, fishekë e gëzhoja.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bërë me dije se edhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d