Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë në të cilin përdoren termet “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, gjersa nuk referohej si nëna dhe babai , ka shkaktuar reagime të shumta.
E në lidhje me këtë ka reaguar dhe lideri i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili ka thënë se duhet t’i rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes në shoqërinë tonë, duke imponuar standarde, që nuk janë në përputhje me identitetin tonë kombëtar.
“Është thelbësore të mbrojmë vlerat e familjes në Kosovë, ku marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve, e mishëruar në fjalët “Nëna” dhe “Babai”, nuk është thjesht një dallim ligjor, por një lidhje morale dhe emocionale. Duhet të rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes në shoqërinë tonë, duke imponuar standarde që nuk janë në përputhje me identitetin tonë kombëtar. Është e drejtë e secilit të jetë i lirë në orientimet e veta, por me çfar të drejte, u imponojmë fëmijëve mohimin e të drejtës që të përdorë emërtimin baba dhe nënë? A jeni duke menduar se si do të bullizohen fëmijët, për teket e disa individëve? Ju them se një tentativë e tillë ka ndodhur në një komunë të Zvicrrës por si konsekuencë ditën tjetër nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë. Mos harroni se institucioni i parë që ka mbrojtur këtë komb gjatë historisë ka qenë familja, familja tradicionale”, thuhet në reagimin e Pacollit.
Reagimi i plotë i Pacollit:
Në një incident të fundit në një shkollë në Kosovë, u përdorën termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, duke ngritur shqetësime serioze për erozionin e vlerave tradicionale familjare. Në Kosovë, familja nuk është vetëm një njësi sociale, por një institucion i shenjtë, i thellësisht i rrënjosur në kulturën dhe historinë tonë. Përdorimi i termave të përgjithshëm si “Prindi 1” dhe “Prindi 2” duket të jetë një përpjekje për të imponuar standarde që nuk pasqyrojnë vlerat dhe normat e shoqërisë së Kosovës.
Pse të mos përdoren “Nëna” dhe “Babai”, fjalë që përfaqësojnë rolet më themelore dhe kujdestare në jetën e një fëmije? Këto terma pasqyrojnë lidhjen natyrore dhe thelbësore që formon thelbin e strukturës familjare. Zëvendësimi i tyre me etiketa neutrale dhe paemocion, minon rëndësinë e këtyre roleve dhe përfaqëson një largim nga vlerat që kanë formësuar dhe mbajtur gjallë kombin tonë për breza të tërë.
Është thelbësore të mbrojmë vlerat e familjes në Kosovë, ku marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve, e mishëruar në fjalët “Nëna” dhe “Babai”, nuk është thjesht një dallim ligjor, por një lidhje morale dhe emocionale. Duhet të rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes në shoqërinë tonë, duke imponuar standarde që nuk janë në përputhje me identitetin tonë kombëtar. Është e drejtë e secilit të jetë i lirë në orientimet e veta, por me çfar të drejte, u imponojmë fëmijëve mohimin e të drejtës që të përdorë emërtimin baba dhe nënë? A jeni duke menduar se si do të bullizohen fëmijët, për teket e disa individëve? Ju them se një tentativë e tillë ka ndodhur në një komunë të Zvicrrës por si konsekuencë ditën tjetër nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë.
Mos harroni se institucioni i parë që ka mbrojtur këtë komb gjatë historisë ka qenë familja, familja tradicionale.