Arian Krasniqi – nip i Jakup Krasniqit ka reaguar ndaj Presidecës së Kosovës për prezantimin skandaloz që i bënë Krasniqit.
Ai thotë se “në nentor te vitit 2020 nuk u arrestua Jakup Krasniqi per krime lufte kunder njerezimit sic zyra e Presidences paska shkruar, por nje monstrum “drejtesie” qe per qellim ka ndeshkimin selektiv te shqiptareve e arrestoi mbi mashtrimet dhe investimin e gjate kunder luftes tone nga Serbise dhe Rusia, e jo duke qene si drejtesi universale qe eshte standard ne mbare boten demokratike”.
Reagimi i plotë:
Fatbardhesisht as “barbie” e vetshpallur si e tille, e askush tjeter nuk mund ta zhbej historine tone te lavdishme, e as te nxjerr aktgjykime denuese sic ua don mendja e shpirti i tyre i prishur, se njemend ata UÇK’ne do e shpallnin si NPK. Emri i Jakup Krasniqit dhe shokeve te tij do te jene emrues i pakontestueshem i lirise dhe pavaresise sone. Do te jete historia me kulmore e popullit tone.
Lavdia, krenaria dhe historia do t’iu shkoj mbrapa heronjeve tone te kohes, e ju do te mbeteni turpi i vendit tone.
Per krimet e supozuara te luftes, te cilat kane bazament propagandat e sponsorizuara nga armiqt tone te perbetuar, per reference do t’u mbajne juve qe cdo here u kunderpozicionuat ne koherat me vendimtare per interesin e vendin dhe kombit tone.
Ne nentor te vitit 2020 nuk u arrestua Jakup Krasniqi per krime lufte kunder njerezimit sic zyra e Presidences paska shkruar, por nje monstrum “drejtesie” qe per qellim ka ndeshkimin selektiv te shqiptareve e arrestoi mbi mashtrimet dhe investimin e gjate kunder luftes tone nga Serbise dhe Rusia, e jo duke qene si drejtesi universale qe eshte standard ne mbare boten demokratike