Prevalla po digjet, këto janë pamjet e pasmesnatës – zjarri më afër shtëpive

 

 

Bjeshkët shëruese të Prevallës kanë marrë flakë tash e disa ditë,.

Pamjet e malit që po digjej pas mesnate i ka dërguar një sinjalizues i Gazeta, ku shihet se zjarri është tashmë shumë më pranë vilave të banorëve.

Në vend të ngjarjes tash e disa ditë janë zjarrfikësit nga disa qytete të Kosovës, por duket se vetëm me intervenimin e tyre zjarri nuk do të ndalet.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pas takimit që pati dje me Shtabin emergjent për shuarjen e zjarreve në Prevallë ka bërë të ditur se është njoftuar se situata në këtë zonë është nën kontroll.

“Nga shtabi u njoftova se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël. Gjithsesi, me ekipin tim vizituam sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, meqë bëhet fjalë për Parkun Kombëtar, obligime kanë edhe nivelet tjera të pushtetit.

“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim. Sot, planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale”, ka bërë të ditur Totaj.

Zjarret në zonën e Prevallës janë aktive tash e disa ditë dhe institucionet kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për intervenim nga ajri për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d