Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është përballur me një incident teksa po merrte pjese në një aktivitet në Bruksel.
Një person raportohet se e ka sulmuar verbalist atë, duke i thënë se ‘ju jeni një kriminele’, teksa Von der Leyen ishte gati të mbante fjalimin e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë në momentin kur ndodhi rasti.
Siç shihet edhe nga pamjet, presidentja e KE qëndron e qetë dhe dëgjon qytetarin, i cili më pas është larguar nga rojet e sigurisë.
“Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja Von Der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.