Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të vijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare që do të zgjasë dy ditë, raporton Gazeta Prishtina Sot. Në orën 10:00, Radev do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pas pritjes me ceremoni shtetërore, Osmani dhe Radev do të mbajnë konferencë të përbashkët për media për të shpalosur detajet e takimit mes tyre.
E, në orën 12:00, Radev do të shkojë në ndërtesën e Qeverisë, ku do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti./Prishtina Sot/