Presidenti çek aksidentohet me motor, dërgohet në spital

 

 

Presidenti çek, Petr Pavel është përfshirë në një aksident me motoçikletë dhe për pasojë është dërguar në spital, raporton BBC.

Zyra e tij e shtypit njoftoi për mediat se nuk ka lëndime serioze duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Policia që ka nisur hetimet tha se aksidenti ndodhi në një qark të mbyllur garash dhe jo në rrugë.

Ai besohet se ka qenë duke garuar me një BMW R1200 GS.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në aksidente të tilla për shkak të hobit të tij.

Vitin e kaluar, atij iu desh të kërkonte falje publike pasi u pa duke ngarë një biçikletë pa helmetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d