Presidenti bullgar për dialogun Kosovë-Serbi: Të ndëshkohen ata që nuk zbatojnë marrëveshjet

 

 

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot në Prishtinë në një konferencë të përbashkët me Presidenten Osmani, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se duhet të ketë ndëshkime për palët që nuk i çojnë përpara angazhimet e marra përmes marrëveshjeve.

Nuk foli për masa ndëshkuese ndaj Serbisë për moszbatimin e obligimeve të marra karshi Unionit, por presidenti bullgar tha se Serbia është në proces të anëtarësimit me Bashkimin Europian, prandaj kjo shërben si instrument.

“Le të mos harrojmë se Serbia është në proces bisedimi me BE-në për anëtarësim dhe ky është instrument i fuqishëm për rregullimin e marrëdhënieve të BE-së dhe Serbisë. Sa i përket Bullgarisë, ne vazhdojmë të ngulim këmbë për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe paralelisht për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve deri më tani. Kjo është e vetmja rrugë. Ne kategorikisht përjashtojmë provokimet e armatosura dhe dhunën dhe shprehim edhe shqetësim për situatën në veri. Pranoni keqardhjen për humbjen e policit”, tha ai.

Radev tha se BE duhet të ketë një rol aktiv për dialogun intensiv Kosovë-Serbi.

Në anën tjetër, Osmani tha se Serbia tashmë mosgatishmërinë për të zbatuar zotimet e marra nga Marrëveshja e Ohrit nuk po e dëshmon vetëm me retorikë, por edhe me letra zyrtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d