Pompat e mbyllura në veri, pronarët marin derivatet dhe inventarin

 

 

Tri pompa të derivateve u mbyllën të martën në Veri. AKP ka thënë se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT  për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara.

Pronarët e këtyre pompave janë lejuar që t’i marrin derivatet dhe inventarin, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani.

Mediat në Veri po ashtu kanë raportuar se Policia u ka dhënë një afat të shkurtër dhe u ka ndihmuar pronarëve për t’i marrë derivatet dhe për të mbledhur inventarin.

Siç ka thënë MINT pronarët e këtyre pronave janë: Sllavoljub Vukoviq, pronar i kompanisë MCG-GR, Ratko Pavloviq, pronar i kompanisë SEKOS, dhe Milan Bozhoviq, pronar i kompanisë Min Prom.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d