Policia tregon se çfarë ka konfiskuar të enjten në veri

 

 

Policia e Kosovë përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për bastisje në dy fshatrat në veri, në Banjskë dhe në Lozhishtë.

Policia bëri të ditur se gjatë bastisjes kanë treguar se në mesin e gjërave të konfiskuar janë edhe disa armë.

“Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d