Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale rritje të bimëve narkotike, raporton Prishtina Sot.
Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Personat që po i kërkon policia janë: Gëzim Gashi nga Klina, Faik Gashi, Selim Gashi, Morglen Çomani shtetas i Shqipërisë dhe Albion Kalemi po ashtu shtetas i Shqipërisë.