Policia rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e një personi të dyshuar për dhunim. Personi i kërkuar është Mazllum (Sadri) Brahimaj i lindur më 01.04.1970 nё Kashicё-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “DHUNIM”.
“Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim. .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com