Policia publikon fotografinë e këtij personi, kërkon bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e tij

 

 

Policia e Kosovës ka publikuar një fotografi të një personit, ku ka kërkuar bashkëpunim për identifikim e tij. PK ka kërkuar ndihmë në identifikimin dhe arrestimin e tij, pasi që dyshohet për vjedhjen e identitetit dhe pajisja e qasjes.

Ky rast është raportuar në polici me datën 08.11. 2023.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes , që është raportuar në polici me datën 08.11.2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d